HOME - LIBRI SHQIP
Shkrimtarët Shqipëtarë Shkrimtarët e Huaj Librat Shkollorë Librat për Fëmijë Publicistikë Të Tjera
      Kërko në shop?
 
Trego të gjitha
Romane
Poezi
Tregime
Monografi
QENDRA ELEKTRONIKE E MUZIKëS SHQIPE
Informacione
Për Ju
Aktualitete
Regullorja
Newsletter
Kontakti me ne
 
Libri i lexuar për JU
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE

Te porta e shėn Pjetrit   nga Fatos Kongoli

Romane  

Te porta e shėn Pjetrit - Romane  nga Fatos KongoliDy histori dashurie tė ndėrprera verbėrisht. Kufoma e braktisur e njė tė riu. Njė inspektor i ndjekjes sė krimeve nė kėrkim tė vrasėsve. I ndėrtuar si ndėrthurje e kėtyre linjave, me personazhe tė mjediseve nga mė tė ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, etj., ky roman i ri i Fatos Kongolit, zhytet nė realitetin e sotėm shqiptar, ku gjėmat nuk habisin askėnd.

Pas pesė romaneve tė ciklit "Burgjet e kujtesės" ( "I humburi", "Kufoma", "Dragoi i fildishtė", "Ėndrra e Damokleut" dhe "Lėkura e qenit") qė e futėn autorin nė klubin e elitės sė letrave shqipe, Kongoli befason pėrsėri mė kėtė libėr tė jashtėzakonshėm "Te porta e shėn Pjetrit". Ėshtė njė roman qė mungonte. Lexuesit do tė gjejnė shumėçka nė faqet e kėtij libri tronditės, ngjizur me dhimbje dhe keqardhje pėr degradimin e pabesueshėm tė njė shoqėrie, qė pėrpiqet dėshpėrueshėm tė çlirohet nga demonėt e saj. Por, a do tė arrijė tė çlirohet?

Fragment nga romani i fundit i Fatos Kongolit "Te porta e shėn Pjetrit"

… U ula pranė tij. Ai mė pyeti nėse dėshiroja tė pija pak uiski me tė dhė unė iu pėrgjigja jo, nuk i pėrdorja pijet alkoolike. Bosi nuk mė detyroi tė pija. Nė vend tė kėsaj mė kėrkoi tė ngrihesha nė kėmbė, tė qėndroja pėrpara tij, dhe unė u ngrita, qėndrova nė kėmbė pėrpara tij. Ai mė kėrkoi tė zhvishesha dhe unė zura tė zhvishesha duke I hedhur rrobat te kėmbėt e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe njė herė gotėn e uiskit dhe zuri tė mė vėshtronte nė heshtje. Pinte uiski dhe vetėm mė vėshtronte. Pastaj mbėrriti çasti I tmerrshėm kur mė kėrkoi tė ulesha nė prehėrin e tij, siç mė kishte kėrkuar dikur im atė. U ula. Ai mė mori erė, gjatė, tė thuash se nuk gjente tė ngopur me aromėn e trupit tim. Zhyti fytyrėn te gjinjėt, mė thithi thėmthat, filloi tė mė puthte, tė mė kafshonte, tė mė shtrėngonte fort. Njė shkėndijė qė mė xixėlliu nė errėsirėn e trurit pėr t’iu shkėputur, u shua. Nuk munda tė bėja gjė tjetėr veç tė mbyllja sytė, tė zhytesha thellė nė terrin tim e ta lėshoja veten nė duart e tij, duke pritur çastin e zhvirgjėrimit…

Mbi Autorin:
Fatos Kongoli, lindur nė Elbasan mė 1944, ka studiuar pėr matematikė. Pjesėrisht nė Pekin, pjesėrisht nė Tiranė, ku ėshtė diplomuar nė vitin 1967. Ka punuar njė kohė tė gjatė si gazetar letrar dhe redaktor nė Shtėpnė Botuese “Naim Frashėri”. Ėshtė autor i njė vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, tė vlerėsuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Fatos Kongolit janė botuar nė Francė, Itali, Zvicėr, Greqi, Gjermani e Sllovaki me jehonė nga disa nga gazetat dhe dhe revistat mė tė njohura evropiane si “Le Monde”, “Le Figaro”, “La Stampa”, “Le Temps”, “Le Soir”, “L’Express”, “Magazine Litteraire”, “Der Tagesspiegel”, etj. Ėshtė tri herė fitues i çmimit vjetor pėr librin mė tė mirė nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės (1995, 2000, 2002), si dhe çmimit Velia (2000). Ėshtė fitues i çmimit mė tė lartė letrar nė Shqipėri “Penda e Artė” ( 2004).

Pergatiti pėr www.librishqip.com, Vera Pelaj, (gazetare Blue Sky)


  detajet e librit  
Titulli:  Te porta e shėn Pjetrit    Autori:   Fatos Kongoli
Faqe:        Pesha:   0.000 kg.    Ēmimi:   15.00 EUR.
Botues:   Toena
Viti - vendi e botimit:  2005 - Tiranė

  Kthehem prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë   
  LIBRA SHQIP  Titujt e rinjë
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
Lajmet më të reja të Librit shqip - Newsletter
  LIBRA SHQIP  Më të kërkuarat
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
 ARKĖMORTI BOSH  'ARKĖMORTI BOSH' - Riat Ajazaj
 Riat Ajazaj
 8.00 €  ...detajet
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Thesaret e Humbura nga Muharrem Blakaj
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE TINGUJ MALLI nga Revist Per Femij
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Fan S. Noli – Jeta nė Amerikė nga Mr. Avni Spahiu
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE Mė fal pak atdhe nga Jeton Kelmendi
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE
LIBRA ne GJUHEN SHQIP - SHQIPE NUK KAM FAJ nga Albulenė Shala
 
 
© 2004 librishqip     |     Hosted by   webkos PropozoPropozoni www.LIBRISHQIP.com faqe tek ndonjë shok apo shoqe     |     Impressum