Aktualitete
mesi


Karvani i shkrimtarëve për fëmijë në Tetovë

Duartrokitje, përqafime e lot gëzimi në Qendrën kulturore të Tetovës

Prezenca e Karvanit në Tetovë ka zgjuar interesim të madh si tek nxënësit ashtu edhe te njerëzit e kulturës, të cilët këtë e kanë quajtur si ngjarje të madhe kulturore në këtë qytet

Nga: Demir Reshiti
Tetovë, 27 maj – Tetë shkrimtarë për fëmijë nga Kosova të cilëve iu janë bashkangjitur edhe dy krijues nga Tetova, kanë mbajtur një orë të suksesshme letrare përpara nxënësve të shkollave fillore të Tetovës. Ora letrare është mbajtur në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Tetovë, ku qindra nxënës nga shkollat e qytetit i janë gëzuar pranisë së shkrimtarëve në mesin e tyre duke iu dhuruar duartrokitje të gjata e të ngrohta.

Prezenca e Karvanit në Tetovë ka zgjuar interesim të madh si tek nxënësit ashtu edhe te njerëzit e kulturës së këtij qyteti, të cilët këtë e kanë quajtur si ngjarje të madhe kulturore në qytetin e Tetovës.

Orën letrare e ka hapur krijuesi tetovar Ramadan Sinani, i cili këtë aktivitet e ka quajtur festë të vërtetë poetike. Më pas, lidhur me historikun e Karvanit, disa qindra nxënësve të pranishëm në sallë, u ka folur drejtori Agim Deva. Ai me këtë rast ka thënë se ndjen një emocion të veçantë që së bashku me kolegët e tij shkrimtarë të Karvanit më në fund nga harta poetike shqiptare e ka fshi edhe një kufi shqiptaro-shqiptar. Tanimë nuk ka kufi për aktivitetin më të madh poetik në Evropë. Pas Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës...ja ku jemi edhe në Tetovë që numrit prej 200 mijë fëmijësh që kanë marrë pjesë nëpër aktivitetet e Karvanit, t’ia bashkojmë edhe buzëqeshjen e fëmijëve të Tetovës. Ua sjell këtu përshëndetjet e rreth 60 poetëve për fëmijë të Kosovës, pjesëtarë të Karvanit, të cilët me zemër janë sot prezentë në mesin tuaj, bashkë me këta tetë shkrimtarë. Profesor Deva me këtë rast ka falënderuar ndërmarrjen “Renova” e cila e ka sponsoruar praninë e shkrimtarëve të Karvanit në Tetovë.

Më pas, krijimet më të reja të tyre poetike i kanë lexuar poetët Abdullah Thaçi, Xhevat Syla, Kismete Hyseni, Demir Reshiti, Qibrije Demiri, Agim Deva, Ramadan Sinani, Shefqete Gosalci e Gani Xhafolli. Paraqitja e secilit nga poetët është pritur dhe përcjellur me duartrokitje të gjata nga fëmijët. Në fund të orës letrare, derisa fëmijët kishin vërshuar skenën e po përqafoheshin me shkrimtarët e tyre të dashur, drejtori i Karvanit, Agim Deva, për bibliotekën e qytetit dhe ato të shkollave që ishin prezente në aktivitet, ka dhuruar 200 copë libra.

Kompetentet e kulturës në Tetovë, të entuziazmuar nga ky aktivitet, janë shprehur të gatshëm, që në të ardhmen, Karvani të jetë mysafir i rregullt në Tetovë, duke e parë mundësinë që i njëjti të mbulohet nga buxheti i komunës, i dedikuar për kulturë.

Ishte ky edhe një aktivitet i suksesshëm i Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë, në kuadër të maratonës 105 ditëshe që ka filluar më 7 mars në Kaçanik dhe pritet të përfundoj me 20 qershor. Siç na njoftoi profesor Agim Deva, nga mesi i muajit qershor, pritet të mbahet aktiviteti i 500 i radhës, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, shkrimtarët e Karvanit, krahas Kosovës, do të prezantohen edhe në Ulqin dhe Kukës.

Shko lartë   
mesi


Në Kukës u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimi letrar “Pranvera poetike”

POETëT I KëNDUAN PRANVERAVE Të LIRISë

Nga: Rilind Reshiti
Kukës, 26 prill - Në ambientet e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, është zhvilluar të martën manifestimi letrar me emrin simbolik “Pranvera poetike”, me pjesëmarrjen e krijuesve nga Kukësi, Prizreni, Sharri, Tropoja, Theranda, Prishtina, Gjakova e Hasi. është ky manifestimi më i madh i poezisë shqipe i shndërruar tashmë në traditë të mirë, që grumbullon krijuesit nga Shqipëria dhe Kosova në çdo 26 prill. Pas një vizite që të gjithë poetët pjesëmarrës i kanë bërë ekspozitës së piktorit kuksian Ramazan Memishi, të hapur në shenjë përkujtimi për eksodin 1999, aktivitetet kanë vazhduar në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës. Aktivitetin e ka hapur përgjegjësi i Zyrës për Arsim dhe Kulturë pranë prefekturës së Kukësit, Besim Cengu, i cili duke i falënderuar pjesëmarrësit, ka përkujtuar se Pranvera Poetike 2005 është një manifestim që tregon qartë se jeta e popullit tonë po ecë e sigurt në rrugën e mbarë të zhvillimit të gjithmbarshëm dhe të bashkimit, të atij bashkimi që e kanë ëndërruar breza të tërë dhe që tani është lajtmotiv i çdo shqiptari. Se vetëm të bashkuar shqiptarët janë më të fuqishëm, janë më dinjitozë e më të ditur. Vetëm të bashkuar ne përballojmë me sukses dhe zgjidhim problemet tona...

Në Kukës u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimi letrar “Pranvera poetike” - POETëT I KëNDUAN PRANVERAVE Të LIRISë
“U bë i gjashti vit që mblidhemi kështu, të gjithë krijuesit e regjionit tonë, për të bashkuar shpirtrat e ndarë përdhunisht. Poetët e krijuesit tanë të dashur, janë sot këtu për të përcjellë mesazhin e madh se tek populli shqiptar ka e do të ketë vetëm një rrugë, vetëm një qëllim dhe vetëm një mendim drejt arritjes së synimeve tona. Ne brezi i ri i qytetit të Kukësit, fëmijët dhe prindërit tanë u njohim shumë mirë ju poetëve të dashur, se vepra e juaj artistike ka kohë që na edukon, ka kohë që na grish për të qenë nesër brez i kulturuar dhe i aftë për ta bërë Shqipërinë si të gjithë vendet e përparuara, prandaj mirë se erdhët në shtëpinë tuaj bujare, në Kukësin e lavdishëm që ju do shumë, por që edhe ju e doni aq shumë”, ka përfunduar z. Cengu.
Në vazhdim, dhjetë nxënës, lexues të pasionuar të bibliotekës së Kukësit, kanë deklamuar një kolazh me vargje të zgjedhura nga poetët pjesëmarrës të “Pranverës...”.
Për recituesit simpatikë që ofruan çaste të këndshme poetike, krijuesi opojan Ibrahim Skënderi dhuroi nga një ekzemplar të librit të tij më të ri të titulluar “Loku dhe carroku”, i cili edhe u përurua në vazhdim. Për këtë libër, një fjalë rasti e ka mbajtur botuesi i revistës për fëmijë “Fidani”, në edi cion të të cilit është botuar libri në fjalë, z. Berat Batiu, ndërsa për vlerat letrare të librit ka folur recensenti Bajazit Cahani. Pas falënderimit të autorit dhe dhurimit nga ana e tij të një sasie librash për bibliotekën e qytetit, është promovuar edhe revista shkollore “Sheja”, e nxënësve të shkollës “Bajram Abdiu” nga Bicaj.
Orën e madhe letrare tradicionale të Pranverës poetike e ka hapur njëri nga ideatorët dhe nismëtarët e këtij aktiviteti, poeti Demir Reshiti, i cili në fillim për të pranishmit ka evokuar një historik të shkurtër se si lindi pranvera poetike. Në emër të LSHK-së, manifestimin e ka përshëndetur nënkryetari i saj Kadrush Radogoshi, i cili u ka përcjellë pjesëmarrësve përshëndetjet më të sinqerta nga kryetari Adem Demaçi. Ndërkaq, në emër të LSHA të Shqipërisë ka përshëndetur Bajazit Cahani, i cili ka premtuar se në manifestimet e ardhshme do të vijnë edhe pena të njohura nga Tirana dhe nga e gjithë Shqipëria.
Në vazhdim, poezitë e tyre i kanë lexuar Riza Greiçevci, Nermin Spahiu, Muharrem Gashi, Rexhep Shahu, Ramadan Haxhiu, Hakik Visha, Nexhat Çoçaj, Vera Istrefi, Bedri Halimi, Zaide Noka, Berat Batiu, Sulejman Dida, Edona Gashi, Ibrahim Skënderi, Bajazit Cahani, Rexhep Smajlaj, Kadrush Radogoshi dhe Demir Reshiti.
Për fund, organizatori, për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ka shtruar një drekë të begatë, gjatë të cilës poetët kanë vazhduar të evokojnë çaste interesante nga pranverat shqiptare.

Shko lartë   
mesi

MBRëMJE LETëRARE SHQIPTARO-FRANCEZE

Këto ditë në shtetin Zvicërranë, pikërishtë në kantonin Genev, u mbajtë mbrëmja letërare për nderë të 10 vjetorit të shoqatës “Miqësisë
Shqiptaro-Franceze.” Mbrëmja u organiza nga Univerziteti Popullor Shqiptar në Genvë, në këtë mbrëmje morrën pjesë shumë shkrimtar dhe poet shqiptar dhe Francez, me qëllimë që të njohtohen me punën e tyre të deri tashme.
Mbrëmjen letërare e hapi drejtoresha e Unevirzitetit zonja Lumturie Hotnjani, ku i përshëndeti të gjithë të pranishmitë, po edhe ata që nuk kishin pasur mundësi të vinë, dhe u shpreh se është shumë ide e mirë që të mbajmë kësi llojë mbrëmje letërare dhe ta tregojmë edhe ne se kemi poet dhe poete ë mrekullueshme. Ndërë Shkrimtarët e njohur ishinë si Shaip Beqiri, Arben Ahmetaj, Nerxhivane Ferati etj, po ashtu ishte prezent edhe Radio Televiziobni Shqiptar nga Shqipëria, po ashtu ishte prezent edhe Autorja dhe Piktorja e njohur Rifadije Ramiqi.

Po ashtu në këtë mbrëmje u promovua edhe libri “ Kur Qiejtë Përmbysen “ të autores Valbona, ku kishte domethënjen e luftës në Kosovë, dhe u vlerësua si libri më realistë nga kritiku Xhemajl Ahmetaj. Po ashtu edhe disa Shkrimtar dhe Poet Françez i lexuan dhe i diskutuan disa punime të tyre, por sa i përket poezive më me domethënje u vlerësuan ato të poetëve të rinjë shqiptar, po ashtu u vlerësuan se në një vendë të huajë vazhdojnë të shkruajnë dhe ta pasurojnë kulturën e tyre me libra të reja dhe me shumë tituj.
Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe disa vogëlushe ku me aftësit e tyre në Piano treguan interesim edhe tek poetët Shqiptaro-Francez, ku poezit u recituan nën tingujtë e Pianos. Mbrëmja përfundoi me një koktej, diskutime, dhe me një apel që rinia shqiptare të aktivizohet më shumë në librin Shqip, dhe të mbahen më shumë mbrëmje letërare.

Valton Jakupi



LEZTE REICHE IN WARENKORB -- LEER
  kthehu prapa Kthehu prapa tek Shopi    Shko lartë